Sot kundër por dikur Blerim Reka nga kongresi i BDI-së bënte thirrje për konsensualitetin (VIDEO)

Kandidati i vetëm shqiptar për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, i përkrahur edhe nga dy partitë shqiptare opozitare, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, në fushatën e tij ka ftuar votuesit shqiptarë që përkrahjen t’ia japin atij dhe jo kandidatit të LSDM-së i cili u promovua si kandidat konsensual, shkruan InfoShqip.

Me pak fjalë, Reka kërkoi nga votuesit që zgjedhjen e tyre ta bëjnë mbi baza etnike dhe jo me parimet e konsensualitetit, por cilat kanë qenë qëndrimet e mëhershme të Rekës për konsensualitetin?

Vite më Parë, në një kongres tematik të BDI-së, ka qenë vetë z.Reka ai i cili e ka promovuar dhe përkrahur këtë ide, për më shumë ju ftojmë të ndiqni materialin filmik të mëposhtëm./InfoShqip.com

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu