Komisioni propozoi që t’i merret mandati Nikolla Gruevskit

Komisioni kuvendor për Çështje të Rregullores, të Mandatit dhe Imunitetit me pesë vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë i përmbajtur përcaktoi propozim për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit, i cili u arratis dhe fitoi azil politik në Hungari.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk u prononcuan për propozimin, as votuan për rendin e ditës të seancës.

Deputetja e BMRO-DPMNE-së Nevenka Stamenkovska duke iu referuar nenit 8 të Kushtetutës dhe Deklaratës për të Drejtat e Njeriut tha se askush nuk mund të mungojë pa arsye nëse e shfrytëzuar të drejtën e tij të kërkojë azil.

“Rregullorja lejon secili deputet ta paraqesë mungesën, por siç tha Stamenkovska, kjo nuk është lejuar nga shumica në pushtet. Gruevski, sipas saj është penguar nga i gjithë grupi i deputetëve të LSDM-së ta paraqesë mungesën e tij.

Nënkryetarja e Komisionit Snezhana Kalevska-Vançeva tha se është e dukshme se ka interpretim të ndryshëm të Kushtetutës dhe të Rregullores dhe se për marrjen e mandatit nevojitet shumicë prej dy të tretave.

Kuvendi në seancën e ardhshme duhet të votojë me shumicë prej dy të tretave për marrjen e mandatit të Gruevskit.

Në seancë nuk është votuar për propozimin e Stamenkovskës të VMRO-DPMNE-së për përcaktimin e shkeljeve të Kodit Etik nga ana e deputetit Pavle Bogoevski. Ai në seancën e kaluar paralajmëroi dorëheqje të mandatit të deputetit pas bisedës komprometuese të publikuar në opinion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu