Konjufca: Albin Kurti pritet të jetë kandidati ynë për kryeministër

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Albin Kurti sipas të gjitha gjasave do të jetë kandidati i tyre për kryeministër. “Ne kemi mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, mirëpo Albin Kurti ka gjasat më të mëdha që të marr besimin e anëtarëve për kandidatë për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje. Normalisht, mund të ketë kandidatura të tjera, mirëpo Kurti i ka gjasat më të mëdha”, ka thënë ai.

Më tutje ai ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje ka gjasat më të mëdha edhe për të fituar këto zgjedhje.

“Përveç Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka mbetur askush për ta quar në shtëpi këtë nomenklatur të korruptuar. Nëse shikojmë partitë e tjera, mendoj se Lëvizja Vetëvendosje ka gjasat më të mira për të fituar këto zgjedhje”, ka përfunduar Konjfuca.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu