Kontesti me Bullgarinë, Zaev: Ka përparim, janë miratuar 3 procesverbale

Për raundin e ri të bisedimeve në komisionin multidisplinar të realizuar online nuk jepen detaje nga përfaqësuesit e palëve, por kryeministri Zoran Zaev informon se është arritur pajtueshmëri për 3 procerverbale ndërkaq është optimist se do të gjendet kompromis edhe për 11 çështjet tjera të hapura mes RMV-së dhe Bullgarisë.

“Shkohet me një atmosferë miqësore, dhe për mua është sinjal se të gjithë mundohen, përfshirë edhe ekspertët të cilët punojnë në komision të arrijnë progres. Besoj se secili procerverbal i miratuar është përparim. Qeveria jonë është e gatshme në ndonjërën prej seancave ti paraqes procesverbalet për 5 figurat historike, për 3 periudha historike, që të japim mesazh se pas kësaj fillojmë me impelementimin e librave, për vitin akademik, 2021-2022 edhe në palën maqedonase edhe bullgare, për atë që është e ndërlidhur me Car Samuelin, Kirilin dhe Metodin, Kliment dhe Naum Ohridskin”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.

Milloshovski: Temë diskutimi edhe mes deputetëve

Ndërkohë, partitë opozitare në parlament kërkojnë që çështja e kontestit me Bullgarinë të jetë temë diskutimi edhe mes deputetëve. Deputeti I VMRO-DPMNE-së Antoni Milloshovski vlerëson se dimensioni I problemit me Bullgarinë prek çështjen nacionale dhe qeveria duhet të jetë raportues i rregullt I kuvendit. Përndryshe kjo do të bëhet përmes interpelancës dhe besimit të qeverisë, pasi të mbarojë samiti I dhjetorit të KE-së, thotë Milloshovski.

“Nëse qeveria ik nga parlamenti dhe nuk dëshiron t’i thiret kushteve normale demokratike, të jetë mysafir dhe të jep raport para deputetëve në komision për politikë të jashtme apo seancë plenare, atëherë qeveria do të detyrohet, përmes interpelancës apo besimit të qeverisë, të vij dhe të raportojë për punën e keqe të saj dhe kjo do të ndodh në dhjetor”, theksoi deputeti I VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.

Rashidi: Pushteti fshehë ndodhitë me Bullgarinë

Edhe Alenaca për Shqiptarët akuzon pushtetin se mban fshehur larg opinionit ndodhit me Bullgarinë.

Pushteti sillet sikur fsheh diçka nga opinioni për ngjarjet me fqinjët dhe mendoj se është në rregull këto çështje të hapen në parlament, nëse jo më shumë së paku qytetarët dhe deputetët ta dijnë nga dora e parë se ku kanë arritë punët me Bullgarinë”, u shpreh Syrija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët.

Edhe Brukseli zyrtar përpiqet që të ketë një epilog pozitiv në samitin e javës së ardhme të Këshillit të BE-së. Por Eurokomesari për Zgjerim Varheji nuk jep sinjal pozitiv se janë të mundshme gjasat që në afat prej një muajit të miratohet korniza negociuese për fillimin e bisedimeve me RMV-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu