Koronavirusi “s’njeh hatër”, Tom Hanks dhe gruaja e tij, të infektuar

Aktori amerikan dhe fituesi i çmimit Oscar, Tom Hanks dhe gruaja e tij, aktorja Rita Wilson, kanë rezultuar të prekur nga koronavirusi. Ishte vetë Hanks që e postoi këtë fakt në mediat sociale.

Hanks shkroi në Tëitter se ai dhe gruaja e tij ishin testuar në Australi, aty ku po xhironin në një film, pasi u ndje i lodhur dhe me një ethe të butë.

“Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim një ftohje dhe dhimbje (…) Për të qenë të qartë, siç rekomandohet aktualisht, u testuam dhe dolën pozitiv,” shkroi Hanks.

Ai gjithashtu deklaroi se ata të dy do të “trajtohen, vëzhgohen dhe izolohen” për aq kohë sa të jetë e nevojshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu