Korporata angleze nënshkruan marrëveshje me korporatën shqiptaro-kuvajtiane, ja për çfarë bëhet fjalë (FOTO)

“Sot më datë 23.07 2018 u nënshkrua marrëveshje mes korporatës Moore Stephens (korporatë Britaneze) dhe MSM Group kompani Kuvajtjano-Shqiptare me zyra në R. e Maqedonisë.

Marrëveshja në fjalë ka të bëjë me rekrutimin e personelit mjeksor për nevoja të Dhaman Corporation, korporatë kjo që ka marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë së Kuvajtit, ku MSM Group luan rolin e ndërmjetësuesit për gjetjen e personelit në fjalë nga rajoni i Ballkanit ku përfshihen gjithsej nëntë shtete.

Mbasi qeveria e Kuvajtit ka vendosur që të ndajë sektorin e shëndetësisë në dy pjesë, një për vendasit dhe një për qytetarët e huaj, Dhaman Corporation merr kontratën për udhëheqjen e projektit, ndërsa sa i takon rekrutimit të personelit shëndetsor e angazhon korporatën e mirënjohur ndërkombëtare nga Britania e Madhe Moore Stephens.

Njëkohësisht Dhaman Corporation nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi edhe me Mayo Clinic organizatë kjo ndërkombëtare me seli në Nju Jork lider në veprimtarinë e saj, që merret me shërbime shëndetësore dhe ofrojnë ekspertizë në lëmitë përkatëse. Si rrjedhojë kandidatët që do pranohen, do marrin përvojë nga kolegët e tyre më prestigjioz dhe do punojnë me aparaturën më të sofistikuar bashkëkohore.

Shfrytëzojmë rastin, që të inkurajojmë të gjithë ata që duan të provojnë një përvojë ndryshe dhe të arrijnë një stabilitet financiar, që të na kontaktojnë për tu njohtuar nga afër me projektin dhe procesin e aplikimit”, njofton MSM team.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu