Qeveria e Kosovës në mbledhjen e shtatë ka marrë vendim që shkaku i gjendjes në gjithë botën sa i përket koronavirusit të ndërpritet mësimi deri në datën 27 mars.
Të gjithë vendimet sa i përket masave mbrojtëse nga koronavirusi:
Ndërprerja e procesit edukativo-mësimor në të gjitha nivelet deri me datën 27 mars 2020, të lirohet njëri prind nga puna, kjo nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe ata të sigurisë, pezullimi përkohshëm i linjave ajrore nga vendet me rrisk të madh dhe të mesëm.
Kontrollimi i QKMF- nga të gjitha hyrje daljet e qytetarëve nga zonat epidemike dhe ndërmarrja e masave parandaluese, karantimi i detyruar për të gjithë qytetarët që hynë nga vendet e rrezikshme nga kjo epidemi, në rast se personat nuk mund të karantinohen të vendosë4en në karantina të përbashkëta.
Aktivitet publike, si ngjarjet sportive, tubime, koncerte, konferenca deri në një vendim tjetër, të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, pishinave pas orës 23:00, ndalohen pajisjet mjekësore përveç me vendim të qeverisë.
Të gjitha ndërmarrjet publike private të bëjnë dezinfektim, ndërmarrjet publike për transport obligohen të bëjnë dezinfektim, të ndalohet transporti ndërkombëtare si autobus, minibus me rrezik të lartë.










