Kovaçevski: “E Majta” ofron një alternativë Euroaziatike e cila nuk është në përputhje me përcaktimin e qytetarëve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se në vend ekzistojnë dy koncepte, njëri prej të cilëve përfaqësohet nga “E Majta”.

“Ata janë kundër anëtarësimit në NATO dhe kundër anëtarësimit në BE, që është kundër një koncepti të gabuar. Akoma më keq, E Majta ofron një lloj alternativë ndaj Bashkimit Euroaziatik, që në asnjë rast nuk është në përputhje me vendimet e qytetarëve. Të gjitha partitë politike që janë për konceptin e Maqedonisë evropiane dhe duan të jenë pjesë e aleancës për Evropën, ato dyer janë të hapura.

Kjo është rruga e vetme përpara për vendin tonë, për të siguruar prosperitet ekonomik, siguri sociale dhe qeverisje supreme të demokracisë, siç ekziston në BE dhe për të përmbushur pritjet e qytetarëve që i kanë vendosur politikanët 31 vjet më parë”, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për media në Qeveri.

I pyetur nëse do të thërret takim të liderëve, Kryeministri tha se në rast kërkon nevoja një takim të tillë atëherë pa hezitim do të thërras për takim të gjithë liderët e partive politike parlamentare.

“Unë përgjigjur në këtë pyetje dhe kam thënë se për momentin nuk është paraparë një takim i tillë, por në rast se paraqitet nevoja atëherë do të thirret një takim i tillë, megjithatë për momentin Jo”, tha Kovaçevski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu