Kovaçevski: Pas 17 vjet pritje, sot në Bruksel u hap procesi i skriningut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriu, Dimitar Kovaçevski njofton se sot në Bruksel janë hapur negociatat në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Negociatat me Bashkimin Evropian janë të hapura! Pas 17 vitesh pritje, sot në Bruksel u hap procesi i skriningut të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.

Fillojmë një proces në të cilin do të thellohen reformat thelbësore për zbatimin e rregulloreve evropiane, për evropianizimin e shoqërisë dhe për funksionimin evropian të shtetit.

Dita e sotme është vërtet e madhe dhe e rëndësishme për të ardhmen e të gjithë qytetarëve në vendin tonë, ata meritojnë të jetojnë në një shoqëri të qëndrueshme, demokratike dhe evropiane”, shkruan Kovaçevski në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu