Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi pak më parë numrin zyrtar të personave që morën pjesë në votimet e sotme në të gjithë vendin.
Sipas KQZ-së, kanë marrë pjesë në votime 771.363 persona ose 21.6% e qytetarëve me të drejtë vote. Publikimi i rezultatit erdhi pas rreth tre orësh.
Deri në orën 18:00, KQZ bënte me dije se kishin marrë pjesë në votime 19% e zgjedhësve, ose 671 255 persona.










