Kristi surprizohet nga motra, ajo këndon për të

Pas Deas dhe Efit edhe Kristi u surprizua në këtë natë të fundit të edicionit të dytë të Big Brother Vip.

Gala motra e tij erdhi posaçërisht për Kristin për të performuar për të, ndërsa Kristi e ndoqi si spektator.

Ky i fundit u përlot gjatë performancës së Galës, pasi kishte më shumë se 130 ditë pa e parë, apo pa e ndjekur duke kënduar.

Gala performoi këngët e të atit të saj, Robert Aliaj. Kënga titullohet “Dashuria”. Kristi u shpreh se është shumë krenar për motrën e tij.

Ai shtoi se e kishte vërtetë të nevojshme këtë surprizë dhe se i vjen mirë që u soll në këtë mënyrë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu