Kristit i kanë nisur mesazh të sikletshëm: Po nuk të pranoi Sabiani ta gjej unë nusen

Banorët e “Big Brother VIP Albania” lexuan sot mesazhet e ndjekëseve të formatit nga aplikacioni “Big Love”. Nga anë të ndryshme të botës, shqiptarët përshëndetën lojtarët e preferuar.

Disa prej tyre nuk kursyen edhe komentet pikante e n gacmuese. Kristi, i cili është në pozitë shumë të vështirë brenda shtëpisë për shkak të Sabianit, mori 2 mesazhe që sollën të qeshura.

Të dyja kishin lidhje me Sabianin, babain e Keisit, vajzës me të cilën Kristi ka nisur një njohje brenda “Big Brother”. “Mezi presim të të shohim duke ngritur dolli me vjehrrin”.

“Po nuk të pranoi Sabiani, do të gjej nuse unë”. Edhe Sabiani i priti me shumë sportivitet komentet ku ishte emri i tij. Kujtojmë se sot bëhen 2 ditë që nga hyrja e Sabit brenda shtëpisë.

Nuk dihet se kur do përfundojë aventura e tij pasi nuk po tenton të bëjë asgjë për marrëdhënien e vajzës së tij me Kristin.SHIH VIDEON KETU

Kujtojmë se sonte është prime i radhës dhe në nominim për të dalë nga shtëpia pasi Luizi hapi kutinë e Pandorës janë tre banorë shumë të fortë si Kristi, Armaldo dhe Olta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu