Kroatët dhe shqiptarët bashkojnë forcat, në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare në portin Gaženica afër Zarës, dy anije amfibe të Marinës kroate kanë transportuar forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në Kroacia ndodhen 63 anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, 45 anëtarë të FSK-së dhe 23 automjete të tyre. Ata hipën së bashku në Durrës, ku anijet e marinës kroate i transportuan në Zarë për një stërvitje, që ka për qëllim trajnimin e mobilitetit ushtarak dhe lëvizshmërinë e forcave shumëkombëshe.
Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin duke komentuar këtë ushtrim, tha se nuk është “hera e parë që shqiptarët janë të trajnuar në Kroaci, por është hera e parë që ata thirren nga ushtria kroate”.
“Për çfarë janë duke trajnuar shqiptarët? Të mbrohet kundër sulmeve ndaj Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore, apo për konflikt me serbët? Pse anijet kroate shkuan në Durrës për të transportuar ushtarët shqiptar”, pyet Vulin.
Ai gjithashtu tha se Ministria e Mbrojtjes do të kërkojë nga organizatorët e stërvitjes, përmes kanaleve ushtarako-diplomatike, një shpjegim se pse FKS është thirrur për ushtrime ushtarake.










