Kryeministri Zoran Zaev menjëherë pas takimit me Trupin për pajtim dhe integrim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ka njoftuar se është arritur pajtueshmëri për procesi e pajtimit dhe përgatitjen e një zgjidhjeje ligjore.
“Dëshmuam vullnet politik, dëshmuam se jemi të përgatitur për një hap të këtillë”, tha Zaev, duke nënvizuar se duhet bërë dallim mes atyre që kanë marrë pjesë në ngjarjet e 27 prillit.
Në mbledhjen e parë para dy ditësh u arrit pajtim për formimin e tre nëngrupeve punuese dhe për dinamikën e punës së këtij komisioni.
Nënkryetarja e Kuvendit Frosina Tashevska-Remensi, e cila është pjesë e Komisionit për Falje tha se vendimet e tilla janë në interes të procesit për promovimin e atmosferës së komunikimit dhe bashkëpunimit. Tre nëngrupet e Komisionit, do të kenë mundësi dhe të drejtë të konsultojnë opinionin ekspert për çështje që ata debatojnë.










