Kryeministri Zaev sot në orën 10 e 30 do t’i vizitojë personat e lënduar nga aksidenti

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot në orën 10 e 30 do t’i vizitojë personat e lënduar nga aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmë në autostradën Shkup-Tetovë, të cilët ndodhen në Spitalin “8 Shtatori”.

Pastaj, kryeministri do të shkojë në Gostivar ku në orën 12:00 do të merr pjesë në seancën komemorative ku dhe do të mbajë fjalim për nderë të qytetarëve që ndërruan jetë në aksident.

Ndryshe, autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari, mbrëmë reth orës 17 duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në humnerë në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu