Kryeparlamentari turk, Mustafa Şentop, mbërrin në Shkup

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, ka mbërritur në Shkup në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vend. Şentop së bashku me delegacionin parlamentar në Aeroportin e Shkupit u prit nga ambasadori turk në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Goran Misovski, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Salih Murat, si dhe nga politikanë dhe nga përfaqësues të instuticioneve dhe organizatave turke në vend.

Delegacioni turk i kryesuar nga Şentop përfshin edhe zv/ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Nadir Alpaslan, nënkryetarja e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Özlem Zengin, kryetari i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Turqi-Maqedoni e Veriut dhe deputet i AK Partisë nga Bursa, Ahmet Kiliç, deputeti i AK Partisë në Qutahya, Ishak Gazel, deputetja e Partisë Republikane Popullore (CHP) me qendër në Stamboll, Sibel Ozdemir, deputeti i Partisë së Lëvizjes Kombëtare (MHP), Hasan Kalyoncu dhe deputeti i Partisë IYI, Yasin Ozturk.

Në kuadër të vizitës së tij, Şentop do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 21 Dhjetorit, Ditës së arsimit në gjuhën turke në Maqedoninë e Veriut, si dhe do të takohet me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev dhe presidentin Stevo Pendarovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu