Kryesia qendrore refuzoi propozim vendimin për kongres, Aliu: Menduh Thaçi ngelet kryetar

Sonte në Tetovë ishte mbledhur kryesia qendrore e PDSH-së për të diskutuar mbi situatën pas zgjedhjeve dhe rezultatin zgjedhor që kishte kjo parti më 11 dhjetor, shkruan Zhurnal.

Njëkohësisht kryesia kishte të shqyrtojë si propozim vendimin për thirrje të kongresit të jashtëzakonshëm ku do të shqyrtohej dorëheqja e kryetarit, Menduh Thaçi, ndërkohë që para pak minutash në mbledhje është refuzuar thirja e kongresit.

“Një lajm shumë i keq për armiqt e PDSH-së, Kuvendi Qendrorë njëzëri refuzon propozim vendimin për thirrjen e Kongresit. Një lajm shumë i mirë për PDSH-në, Menduh Thaçi ngel Kryetar i PDSH-së!”, kështu ka shkruar ish deputeti i PDSH Imer Aliu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu