Kryetari i BESËS, Bilall Kasami takohet me Ambasadorin e Greqisë në Shkup, z. Dimitris Yannakakis

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me anëtarët e kryesisë, Kastriot Rexhepi e Driton Sulejmani, janë takuar me ambasadorin e ri të Greqisë në Shkup, Shkëlqesinë e tij, z. Dimitris Yannakakis
Në këtë takim kryesisht u bisedua për platformën e BESËS “Ridefinimi” e cila është zgjidhja e vetme për tejkalimin e krizave të përhershme në Maqedoni, gjithashtu në fokus ishin zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, ku u bë e ditur se Lëvizja është e përgatitur në të gjitha drejtimet për këto zgjedhje.

Përfaqësuesit e BESËS theksuan se rëndësia e raporteve të mira midis vendeve fqinje janë jetike dhe se BESA ka qasje serioze lidhur me fqinjësinë e mirë.
Të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla në frymë miqësore të vijnojnë edhe në të ardhmen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu