KSHZ shpall rezultatet zyrtare në ora 19

Komisioni Shtetëror Zgjedhor pritet që në ora 19 të shpallë zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlametare të mbajtura më 11 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këto zgjedhje, OBRM-PDUKM-ja ka një epërsi prej 16 mijë votash ndaj LSDM-së. Shpekulohet se dallimi ndërmjet dy partive politike është 2 deputetë.

Ndërkaq, në kampin shqiptarë, do të ketë në kuvend 4 parti politike. Gara ndërmjet partive shqiptare ka bërë që kësaj radhe të mos kemi më tepër se 20 deputetë. BDI-ja mori më tepër vota, pastaj Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH-ja./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu