Ku po shkon Ushtria Shqiptare? E tregon ministrja Kodheli…

Të gjithë shikojnë të habitur dhe ndoshta me frikë autokolonën e Ushtrisë Shqiptare e cila ka ndalur në njërën anë të rrugës nacionale për t’u rinisur për në një destinacion ndoshta ‘sekret’.

Është disi e pazakontë që të shikosh kaq shumë makina ushtarake bashkë dhe ndjesia të krijohet sikur diku ka ndodhur diçka… Njerëz të painformuar, madje mendojnë se ka “plasur lufta”. Por nuk është ashtu. Forcat e Armatosura janë nisur në ndihmë të popullsisë në nevojë në zonat e përmbytyra të vendit.

Këtë fakt e konfirmon edhe vetë kreu i digasterit të Mbrojtjes, ministrja Mimi Kodheli, e cila nëpërmjet një statusi në profilin e saj në facebook mundohet të qetësojë “kuriozët e trembur”, por edhe të ndriçojë opinionin publik rreth asaj çka po bëjnë Forcat e Armatosura.

“Fatmirësisht gjendja është drejt përmirësimit, megjithatë Forcat e Armatosura të Shqipërisëmbeten në terren në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet”,- shkruan në një postim në Facebook ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu