Kujdes, përdorimi i letrës së aluminit në kuzhinë dëmton trurin

Letra e aluminit gjen përdorim në kuzhinë, sidmos për ruajtjen dhe transportin e ushqimeve.

Por sipas ekspertëve të mjekësisë nuk duhet përdorur pasi sipas tyre ajo shkakton probleme të rënda në shëndetin e njeriut.
“Nëse gatuani me letrën e aluminit, atëherë jeni duke luajtur me shëndetin tuaj”. Sipas tyre, alumini i bën keq trurit, pasi është një metal neurotoksik, emri i të cilit është lidhur prej vitesh me shkaqet e shkaktimit të sëmundjes së Alcajmerit.

Ekspozimi ndaj këtij metali shkakton probleme në tru dhe përgatituni që të keni shqetësimi me koordinimin, kontrollin e trupit, kujtesën dhe ekuilibrin. Gjithashtu mund të ndikojë negativisht edhe në kockat e trupit. Metali lufton me kalciumin e kockave për të gjetur hapësirë brenda tyre dhe shpesh del fitues ndaj këtij elementi kaq të rëndësishëm për jetën e njeriut.

I dëmshëm sipas tyre është dhe për mushkëritë dhe shkakton fibrozë pulmonare. Edhe kur jeni duke ngrohur diçka me letrën e aluminit rrezikoni që t’i merrni përmes frymës copëzat e padukshme të metalit, të cilat janë vdekjeprurëse për mushkëritë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu