Kurti: “Duje” dhe lartëso Shqipërinë, të përbashkuar për Albinën dhe familjen Kelmendi

Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë dhuruar një performancë elektrizuese në natën finale të Eurovision 2023.

Reagimet ndërkohë kanë qenë të menjëhershme, ku është kërkuar që të votohet sa më shumë.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka ndarë disa detaje se si të votohet për Shqipërinë.

Në postimin e shpërndarë në Instagram, Kurti thekson: “’Duje’ dhe lartëso Shqipërinë”.

“Për renditje sa më të lartë të Shqipërisë në Eurovision 2023, dërgoni SMS me numër 10, në numrat përkatës të shteteve ku jetoni, sonte, pas interpretimit të të gjitha këngëve finaliste. Të përbashkuar për Albinën dhe Familja Kelmendi”, vazhdon tutje postimi i kryeministrit.

Nga ana tjetër edhe presidentja Vjosa Osmani kërkoi nga të gjithë që të votohet Albina dhe familja Kelmendi.

Vendet që arritën në finale janë: Shqipëria, Qiproja, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia, Kroacia, Moldavia, Zvicra, Finlanda, Çekia, Izraeli, Portugalia, Suedia, Serbia, Norvegjia, fituesi i vitit të kaluar Ukraina si dhe ‘pesëshja’ – Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Spanja dhe Italia. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu