Kurti e fton sërish Hashim Thaçin në takim për bashkërendim në politikën e jashtme

Kryeministri Albin Kurti i ka dërguar letër presidentit të Kosovës Hashim Thaçi përmes së cilës letër ka kërkuar nga presidenti një takim gjatë ditës së nesërme në mënyrë që t’i bashkërendojnë veprimet e përbashkëta rreth politikës së jashtme.

Kurti ka theksuar se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë atë.

Kjo është kërkesa e dytë që Kurti ia bënë Thaçit. I kishte kërkuar takim për bashkërendim të veprimeve edhe para se të firmoseshin marrëveshjet e fundit mes Kosovës e Serbisë në Munih, ditë më parë.

“Po ju shkruaj përsëri, që të takohemi për të bashkëbiseduar rreth bashkërendimit tonë në politikën e jashtme. Ashtu siç kam shkruar edhe në letrën time të fundit, më 13 shkurt 2020, politika e jashtme është ajo që duhet të ba përbashkojë neve”, thuhet ndër të tjera në letrën që Kurti ia ka nisur presidentit.

Kurti ia ka propozuar tri termine Thaçit, varësisht se kur është i lirë presidenti: 9:00, 13:00 dhe 18:00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu