Kurti: Rrezikun e një agresioni të hapur ushtarak e kemi jo larg kufijve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalimit në akademinë përkujtimore për Epopenë e UÇK-së, ka thënë se, luftërat nuk i takojnë veç të kaluarës, dhe ato janë rikthyer në këtë shekull në kontinentin evropian. Ai ka thënë se rreziku i një agresioni ushtarak s’është larg kufijve të Kosovës.

Në kohën kur shtetet e kontinentit tonë, po investojmë më shumë në pajisje dhe përgatitje ushtarake, edhe ne në Kosovë, që luftën e përjetuam, e mbijetuam në të shkuarën e afërt dhe që rrezikun e një agresioni të hapur ushtarak e kemi jo larg kufijve tanë, po punojmë për pajisjen e FSK-së me armatim modern dhe stërvitjen e saj, sipas artit bashkëkohor ushtarak. Në 4 vitet e fundit e kemi përmbushur kërkesën e NATO-s për dedikimin e së paku 2 për qind të bruto produktit vendor për mbrojtjen. Kemi investuar 319 milion euro për armatim bashkëkohor siç janë dronët “Bayraktar”, sistemet antitank “Javelin”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë po ashtu se përpjekja për sigurinë dhe paqen do të vazhdojë me investimet në siguri, me aleancën e palëkundur me vendet demokratike, SHBA-në, vendet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Turqinë, Kanadanë e të tjera, e me bashkëpunimin, sidomos me Shqipërinë.

Kurti gjatë fjalimit ka thënë se në jetën e çdo populli ka ngjarje që ndajnë kohën në dysh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu