Kush është gjuajtës më i mirë i goditjeve të lira, Ronaldo apo Del Piero?

Gjatë karrierës së tij të shquar, Alessandro Del Piero, ka qenë ekspert i gjuajtjeve të lira, po a ka qenë më i mirë se Cristiano Ronaldo, që tani luan te ish-skuadra e tij Juventus.

Nga 290 gola sa i ka shënuar ish-ylli i Juventusit, 42 prej tyre kanë ardhur nga gjuajtjet e lira.

Me Ronaldon që tani është njeriu kryesor në Torino, Del Pireo është pyetur se kush është gjuajtës më i mirë i goditjeve të lira, ai apo superylli portugez.

“Cristiano është i mirë në shumë gjëra, ama ka gjasa se ai nuk po stërvit shumë së fundmi”, bëri shaka Del Piero.

“Ronaldo është shumë gjuajtës i mirë i goditjeve të lira dhe ka rekord madhështor në këtë aspekt. Jam i lumtur për atë që ai e bëri [kundër Atleticos]”, shtoi ai.

“Tani, ai duhet t’i bëjë të lumtur tifozët e Juventusit dhe shpresoj se do të shënojë shumë gola nga gjuajtjet e lira dhe në mënyra tjera, tamam siç është duke bërë”, theksoi Del Piero. /Gazeta Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu