“Kush quhet VIP?”, Disktutimi për fenomenin “Big Brother VIP”, Iiris Luarasi: Shqiptarët janë të varfër

Fenomeni “Big Brother” ka nxitur debate këtë mbrëmje në studion e “Më lër të flas”, ku të ftuar japin argumentet e tyre se përse ky format “reality show” është kaq i ndjekur nga publiku shqiptar.

Pedagogia Iris Luarasi thotë se sipas saj, në sezonin e dytë të “Big Brother VIP Albania 2”, disa nga konkurrentët nuk njihen si VIP (persona shumë të rëndësishëm dhe me ndikim).

“Janë disa njerëz që nuk më thonë asgjë dhe nuk e kuptoj se pse janë VIP-a. Nuk i kam dëgjuar kurrë. Por kjo nuk do të thotë gjë, mbase atje mund të jenë VIP për njerëz të caktuar, për një fushë të caktuar.

Për shembull, Qetsorin e kam njohur nga një program. Tean nuk e kam parë kurrë në jetën time. Por kjo nuk do të thotë sepse Tea mund të bëjë një profesion shumë të arrirë, nuk dua ta paragjykoj”.

Nga ana tjetër, Luarasi flet për riskun që personat që bëhen pjesë e garës marri përsipër, pasi mund të kenë një performancë jo të mirë.

“Ose Eva Alikaj, unë nuk e kam parë çfarë ka bërë në program, por për mua ka qenë një aktore shumë e dashur. Me aq sa më treguan mikeshat e mia, ajo nuk ka bërë një performancë të mirë. Dhe në këtë aspekt, çfarë nevoje ka kur ti je një aktor super i arrirë, pse duhet të provosh një format si ‘Big Brother’ që nuk të nxjerr mirë”.

Protestat që kanë organizuar ndjekësit për një nga konkurrentët, Luizin, pedagogia e quan të ekzagjeruar, por thekson se përfaqëson vetëm një grupim të vogël njerëzish.

“Mendoj që sivjet është ekzagjeruar, fakti që ka protesta për banorë brenda ‘Big Brother’ në një kohë që Shqipëria është super e varfër. Megjithatë, nuk dua të bëj gabimin që bëjnë shumica e njerëzve që i fusin të gjithë në një thes. Ata aty janë jo më shumë se 100 veta, nuk mund të themi që janë 2 milion njerëz”.– tha ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu