Kuvendi miraton edhe draft amendamentin e tretë, garantohet sovraniteti i shteteve fqinje

Me 64 vota “pro”, 14 “kundër” dhe 2 “të përmbajtur” sot deputetët miratuan edhe draftamendamentin e tretë për ndryshimet kushtetuese.

Me këtë amendament Maqedonia garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve fqinje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mbetet të miratohet vetëm edhe një amendament, për të cilin deputetët mund të debatojnë më së shumti tre ditë.

Dje deputetët miratuan draft-amedamentet për ndryshimin e emrit të shtetit dhe futjen e Marrëveshjes së Ohrit në preambulën e Kushtetutës.

Draft-amendamentet gjenden në fazën e dytë, ku nevojitet shumicë e thjeshtë prej 61 deputetëve, ndërsa duhet përfundimisht të miratohen me dy të tretat e votave të deputetëve, gjegjësisht së paku 80 vota në Kuvend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu