Votuesit e Lëvizjes Vetëvendosje janë të ndarë në lidhje me politikanin model që ata kanë, njofton Gazeta Blic.
Kështu thonë hulumtimet e fundit të realizuara nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), lidhur me qëndrimet dhe preferencat politike të të rinjve.
Albin Kurti është politikan model i 53.6 për qind i votuesve të këtij subjekti. Por Kurti pasohet nga Shpend Ahmeti, i cili është politikan model për 30.3 për qind e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kurti në janar të vitit 2018 është zgjedhur kryetar i Vetëvendosjes. I cili edhe ishte kandidati i vetëm për këtë pozitë.
Vlen të përmendet që ditë më parë Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje, ndërsa aktualisht është vetëm kryetar i Prishtinës.
Për dallim nga subjektet tjera,votuesit e të cilave kanë numër më të madh të politikanëve model, në Lëvizjen Vetëvendosje janë vetëm dy politikanë model kryesorë, ndërsa pjesa tjetër e politikanëve të përmendur janë në përqindje minimale.
Theksojmë që në zgjedhjet e fundit, Vetëvendosje ka dalë partia më e votuar./GazetaBlic./










