Ky është krijuesi i Bitcoin?

Bitcoin, monedha virtuale më e famshme aktualisht në botë, që pësoi rritje enorme këtë vit – nga vlera 1000 dollarë për monedhë që kishte në fillim të vitit, e deri në gati 20,000 dollarë në fund të tij – ka pësuar një rënie prej 27% këto ditë.

Personi që e krijoi atë, që nuk dihet se kush është, përfitoi shumë duke u bërë kështu personi i 44’të më i pasur në botë, i cili ka miliona bitcoina.

Problemi i vetëm me Bitcoin është se nuk e dimë se kush është personi që e krijoi atë, ose nëse ekziston me të vërtetë ai. Misteri se kush e krijoi Bitcoin është një nga karakteristikat unike të tij, transmeton Gazeta Express.

Në vitin 2008, një njeri me emrin Satoshi Nakamoto publikoi një shkrim online të titulluar “Bitcoin: Një sistem elektronik i parasë”. Shkrimi, përshkroi atë se si do të funksiononte monedha digjitale.

Në vitin 2009, Nakamoto lëshoi një program për monedhën, i cili përdorte konceptin e një “bllokkëndëshi” (Blockchain) si përbërësin e tij kryesor të dizajnit.

Shpikja e kësaj bllokade është një arritje me ndikim në të drejtën e tij pasi kjo teknologji, që përdorë një sistem për të shpërndarë transaksionet e regjistruara mes dy palëve në një mënyrë të verifikueshme dhe të përhershme, është adoptuar edhe nga kriptomonedhat e tjera dhe tani po i sfidon edhe qeveritë.

Edhe me krijimin e bitcoin.org më 2010, kurrë nuk u bë e qartë se kush është Satoshi Nakamoto, pasi komunikimi me të ishte vetëm online. Në profilin e tij, ai pretendonte se ishe një japonez i lindur më 1975, por anglishtja e tij e përsosur bëri që shumë të dyshonin identitetin e tij.

Dhe tani, spekulohet se personi që mund ta ketë krijuar Bitcoin në fakt mund të jetë Elon Musk. Ndërmarrësi Musk është i njohur për bizneset e tij teknologjike dhe përfshirjen e tij në shumë fusha të teknologjisë.

Në fakt, një postim nga praktikanti në SpaceX, Sahil Cupta, tregoi një numër faktorësh që e lidhnin Elon Musk me Bitcoin. Si dëshmi se CEO i SpaceX mund ta ketë krijuar Bitcoin, ai e citon Musk në shumë mënyra, me njohuri të jashtëzakonshme në shumë fusha si ekonomi, kriptografi dhe programim.

Ai madje thotë se gjuha e Satoshit, e përdorur në shkrimin e tij të publikuar më 2008, është e ngjashme me atë të Elon, duke thënë se emri “Satoshi Nakamoto” tingëllon si një emër i shpikur ose një anagram, transmeton Gazeta Express.

Duke iu përgjigjur Guptas, Elon Musk e mohoi se ai krijoi Bitcoin. “Një mik më dërgoi disa pjesë të një BTC vite më parë, por unë nuk e di se ku ndodhet”, pohoi ai në një postim në Twitter, sikur të thoshte se kjo është diçka që as nuk ia tërheq vëmendjen atij.

Me të vërtetë, Musk është ai lloj personi që krijon një teknologji që mund ta ndryshojë botën dhe të qëndrojë i heshtur për të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu