Ky është lajmi më i çuditshëm i Botërorit, futbollistit nuk i lejohet të pijë të njëjtin ujë me skuadrën

Ky duhet të jetë lajmi detaji më i çuditshëm i Botërorit. Rafael Marquez është një ndër lojtarët më të vjetër të këtij Botërori (39 vjeç), por nuk është ky fakti që ai të jetë në qendër të vëmendjes mediatike.

Marquez nuk mundet që të pijë të njëjtin ujë që pijnë lojtarët e skuadrës, s’mund të dalë në një foto me t’a dhe as të fitojë çmimin “man of the match”, shkruan Albeu.com.

E gjithë kjo kokëçarje e tij vjen për faktin se Marquez është futur në listën e zezë të SHBA-ve për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës, gjë e cila detyron mjaft kompani amerikane që të mos i ofrojnë shërbime atij.

Marquez akuzohet se ka qenë pjesë e kartelit Raul Flores Ferndandes duke u kategorizuar si person nën embargo nga SHBA-të.

Kampionati Botëror financohet nga katër gjigantë amerikanë si McDonalds, Visa, Budëeiser dhe Coca Cola, të cilat nuk mundet që t’i ofrojnë atij shërbime.

Rrjedhimisht, Marquez nuk mundet që të pijë ujin Poëerade, prodhim i Coca Cola-s e as të bëjë foto me logot e Mc Donalds apo këtij uji. Gjithashtu, skuadra meksikane nuk mundet që t’i transferojë atij pagesën për pjesëmarrje në botëror pasi kompania Visa nuk ia lejon, shkruan Albeu.com

Një hall i madh të jesh në listën e zezë të SHBA-ve apo jo? /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu