Ky shtet europian menxhon 1/3 e parave të të gjithë globit

Sipas një studimi të realizuar kohët e fundit, Zvicra ka menaxhuar gjatë vitit 2017 më shumë se 1/3 e parave të gjithë globit

Kompania “Boston Consulting’ ka arritur në përfundimin se nuk ka asnjë vend në botë që menaxhon sasi kaq të mëdha parash sa Zvicra.

Vitin e kaluar, nga kryeqyteti i Bernit kanë kaluar më shumë se 2300 miliardë dollarë para me prejardhje nga vende të huaja.

Pjesa më e madhe e parave të jashtme që i menaxhon Zvicra janë me prejardhje nga Gjermania, Franca dhe Arabia Saudite.

Në vendin e dytë dhe të tretë për menaxhimin e parave të jashtme, pas Zvicrës vijnë Hongkongu dhe Singapori.

Por sasia që “kalon nëpër duart” e bankierëve të këtyre dy shteteve nuk është as gjysma e asaj që administrohet nga kolegët e tyre zviceranë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here