Ekipi i Donald Trump ka larguar nga uebfaqja e tij zyrtare deklaratën e tij për përjashtimin e të gjithë myslimanëve nga Shtetet e Bashkuara.
Menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve të 8 nëntorit, deklarata e politikanit miliarder, sipas të cilës paralajmërohej ndalimi i të gjithë myslimanëve për të hyrë në SHBA, është larguar.-transmeton arbresh.info.
Këto deklarata Trump i kishte bërë menjëherë pas sulmeve terroriste në Paris, në nëntor të vitit të kaluar, dhe për të cilat ishte kritikuar shumë.
Drumpf dhe aletatët e tij gjatë gjithë kohës kanë qëndruar prapa këtyre deklaratave, duke insistuar se qëllimi kryesor është siguria e qytetarëve amerikanë dhe jo diskriminimi në baza religjioni.
Drumps fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA nëtën e 8 nëntorit me plot 279 vota elektorale./arbresh