Ish ministri i Ekologjisë, nga radhët e BDI-së, Bashkim Ameti ka braktisur politikën dhe ka vendosur që të bëhet avokat.
Bashkim Ahmeti që nga viti 2006 ka qenë besnik i partisë së liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, ku për një kohë shumë të shkurtër kohore para moshës 30 vjeçare arriti që të bëhet shef kabineti në Fondin Pensional kur drejtor ishte Hysni Jakupi, pastaj kalon në pozitën e shefit të kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë në kohën kur ministër ishte Blerim Bexheti, më vonë u bë edhe Drejtor në Drejtorinë për konfiskimin e mallrave dhe në fund edhe arriti majën e karrierës që të bëhet ministër i Ekologjisë.
Bashkim Ameti vjen nga fshati Gllumovë e Shkupit.










