Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ka thënë se është diskutuar mbi situatën e fundit me shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Agim Veliu si dhe në lidhje me tarifën 100 për qind.
Ai tha se do të nisin mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
“Sot është shkarkuar një ministër i LDK-së në kundërshtim me marrëveshjen sepse kemi thënë se nëse ka vërejtje, kryeministri konsultohet me kryetarin e LDK dhe pastaj të arrihet pajtueshmërua. Është krejtësisht i panevojshëm në situatën me të cilën po ballafaqohemi me koronavirusin dhe nuk kemi njohuri se cka do ndodh. Kjo tregon se z. Kurti nuk dëshiron të bashkëpunojë me ne dhe nuk dëshiron relacione të shëndosha me SHBA dhe partnerët evropiane”.










