Ledri Vula i kundërpërgjigjet DJ Blunt pasi tha se për 20 vite karrierë mezi publikoi një album

Javën e kaluar është rikthyer sërish debati virtual i reperit DJ Blunt ndaj kolegut të tij apo tashmë ish-shokut, Ledri Vulës.

Ai të hënën e kaluar në orët e vona publikoi në InstaStory disa video, në të cilat u shfaq duke e kritikuar reperin Vula.

E gjithë kjo nisi pas një bisede në ‘InstagramLive’ mes Ledrit dhe Capital T, ku të njëjtit paralajmëruan publikimin e albumit të ri të Kapos i cili mban titullin “Skulpturë”.

Megjithatë, Ledri së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “NIN” me Alaudin Hamitin ku mes shumë gjërash ka komentuar edhe debatin e Blunt.

Ai tregoi se nuk ka asnjë ‘beef’ me DJ Blunt e as me Real 1 duke thënë se të dy djemtë i ka shumë simpatikë dhe se ky nuk është albumi i parë i tij.

“Unë nuk kam ‘beef’ me Bluntin e as me Real 1, përkundrazi i kam shumë simpatikë dytë, funny mu kanë dok gjithë edhe i kam shkuar në këngë edhe i kam pas në albumin e parë. Se kam vetëm një album, i kam edhe dy me Skillz, unë i kam pasur në album të parë të dytë”.

“Ai që ka ‘beef’ me mua kur të doni derën e shtëpisë më dini, kur të doni çka të doni, por unë s’kam ‘beef’ me askënd”, ka qenë përgjigja e Ledrit.

Ledri ndër tjerash shprehet se nuk ka probleme me asnjë reper apo artist tjetër të estradës shqiptare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu