Lëvizja BESA akuzon: Infrastruktura rrugore në Maqedoninë e Veriut, është e shkatërruar tërësisht

Infrastruktura rrugore në Maqedoninë e Veriut, është e shkatërruar tërësisht. Premtimet e shumta nga shumë qeveri, kanë ngelur pothuajse vetëm premtime boshe kështu deklaroi sot Okan Dehari kryetar i Forumit Rinor i Lëvizjes BESA – Gostivar informon Tetova sot.

Vjedhja nëpër tenderët e rrugëve është bërë trend në vend, duke “hëngër” pushtetarët aktual me kilometër asfalt u shpreh Dehari.

Ai theksoi se po t’a shihni këtë autostradë, është e shkatërruar në maksimum dhe jo që nuk rinovohet aspak, madje është lënë në harresë. Në këtë rrugë mungon shumë çka, nuk ka as shirit ndihmës, në rast se dikush ka problem me automobilin, detyrohet të ndaloj në mes autostradës.

“Përveç pagesës gjatë regjistrimit të makinave ku ndahet përqindja më e madhe e parave për mirëmbajtje të rrugëve të Maqedonisë së Veriut, ne paguajmë edhe pikë pagesat në aksin Tetovë – Gostivar, dhe sërish këto mjete, popullatës shqiptare nuk i kthehen përmes investimeve”deklaroi Dehari.

Sipas tij Agjencia për rrugët e Maqedonisë, investon vetëm në rrugët me interes shtetëror dhe interes të palës maqedonase, ndërsa në vendbanimet shqiptare investime nuk ka. Drejtori i Agjencisë për rrugë të Maqedonisë, Zoran Kitanov, kohë më parë në Gostivar deklaroi se, rinovimi i këtij aksi rrugor është problem të bëhet, sepse kërkon shumë para për prishje të mbikalimeve me qëllim shtimin e shiritit të tretë, ndërsa nuk ka plan për izolimin e tij nga kafshët.

Ne të rinjtë e BESËS pyesim qeverinë, sa para në muaj fiton nga taksa e autostradës Tetovë – Gostivar dhe sa u kthehen qytetarëve? Kjo qeveri po bën punët e qeverisë së kaluar, duke treguar se në raport me shqiptarët nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë. Shqiptarët diskriminohen edhe në investimet rrugore, duke harruar edhe slloganin e famshëm “shoqëri për të gjithë” që doli të jetë një mashtrim i radhës i kësaj qeverie u shpreh Dehari nga Forumi Rinor i Lëvizjes BESA – Gostivar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu