Lëvizja BESA dorëzon 86 ankesa në KSHZ dhe i jep mesazh të qartë: Ose meri parasysh, ose drejtësinë do ta kërkojmë në rrugë (VIDEO)

Lëvizja BESA ka dorëzuar 86 ankesa për procesin zgjedhor në komunën e Çairit, shkruan SHENJA. Emad Mehmeti nga kjo parti politike tha se vetë numri i ankesave, flet se për procesin jokorrekt në këtë komunë, duke e cilësuar procesin si vjedhje, e jo si zgjedhje. Ankesat e BESËS më shumë kanë të bëjnë me numrin e madh të fletëvotimeve të pavlefshme, ku edhe bazohen dyshimet serioze të BESËS për manipulime. Mehmeti tha se përpos ankesave, ka pasur edhe blerje votash, shantazhime dhe presione tjera. Ai i bëri thirrje KSHZ-së që të veprojë drejtë ndaj ankesave, duke shtuar se nuk do të donin që drejtësinë ta kërkojnë në rrugë. Mehmeti gjithasthu tha se do të parashtrohen edhe ankesa tjera për procesin zgjedhor në Tetovë, ndërsa theksoi se për të gjitha ankesat e BESËS, ka edhe dëshmi konkrete.

“Pas kësaj lirisht mund të konstatojmë se procesi zgjedhor në Komunën e Çairit vetëm demokratik nuk ka qenë. Dhe, për këtë nuk janë përgjegjës vetëm ata që kryeministri i quante të inkriminuar, pra zyrtarët e BDI-së, por kjo i bën përgjegjës edhe vetë zyrtarët e Qeverisë, që nga kryeministri, ministri i Brendshëm e teposhtë”, tha Mehmedi nga Lëvizja BESA.

Në konferencën për shyp, ai i bëri thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare që t’ia vë veshin këtyre ankesave, sepse, siç tha Mehmeti, Lëvizja BESA nuk do të lejojë që t’i shkelet e drejta e tyre.

Mehmeti u bëri thirrje edhe aktivistëve të BESËS që të jenë të qetë, duke shtuasr se do të ndiqen të gjitha procedurat dhe nuk do të lënë pa përdorë asnjë mënyrë deri në përmbushjen e drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu