Liburn Aliu: Vetëvendosja në zgjedhjet e ardhshme do ta bëjë qeverinë vetë me mbi 60 deputetë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se mocioni për rrëzimin e Qeverisë nuk i ka zënë në befasi sepse sipas tij, një gjë e tillë ka qenë gjithmonë e pritur. Aliu tha se përvoja të tilla të hidhura kur LDK-ja i ka lënë në rrugë kanë mjaftë shumë. Mirëpo, Aliu thekson se gjithmonë ka pasur zëra në LDK- që partisë së tij i kanë dhënë shpresë se mund të bashkëpunohet me LDK-në, raporton Zëri.info.

“Mos të harrojmë që gjithmonë brenda LDK-së ka pasur një zë që na ka bërë të besojmë që diçka do të ketë aty dhe kjo na ka shtyrë të gjejmë shpresë për bashkëpunim pavarësisht përvojave të hidhura që kemi pasur me ta”, ka thënë Aliu.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit të LDK-së, Driton Selmanajt i cili kërkoi nga Aliu dhe Vetëvendosje që të mos i harrojnë veprimet e mira që i mori LDK-ja gjatë qeverisjes së përbashkët, pasi sic tha Selmanaj, shumë shpejt VV-së do t’i duhet LDK-ja.

“Do të ju duhemi prapë, mos i harroni të mirat tona. Edhe në këtë Qeveri ne kemi bërë punë të mira, madje na detyruar rezolutë që të votojmë në 2 të mesnatës, por këtë e bëmë për ju. Mos i hudhni poshtë këto të mira sepse shpejt do të ju duhemi përsëri”, tha Selmanaj.

Mirëpo Aliu ka thënë se me këtë mocion LDK-ja nuk po i lë zgjidhje LVV-së më përveç se t’i fitojë zgjedhjet si parti e vetme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu