Lideri i Juves drejt Premier, Chelsea synon të prishë kontratën e “përjetshme”

Në vitin 2016, trajneri Antonio Conte u përpoq ta merrte me vete në Premier League te skuadra e Chelsea, por dështoi. Tashmë një tjetër trajner italian, Maurizio Sarri, kërkon të imitojë paraardhësin e tij, duke kërkuar me çdo kusht në skuadër kapitenin e Juventusit dhe të kombëtares “azzurre”, Giorgio Chiellini.

Mbrojtësi 34-vjeçar ndodhet te Juventusi që prej vitit 2005, ku ka luajtur 368 ndeshje (26 gola), ndërkohë që ka prekur edhe kuotën e 100 ndeshjeve (8 gola) me fanellën e kombëtares.

Sipas medieve italiane, Chelsea kërkon një mbrojtës me përvojë dhe Chiellini, pavarësisht moshës, konsiderohet si i përkryer për trajnerin Sarri, që këtë sezon ka shumë probleme me repartin e mbrojtjes.

Ky transferim konsiderohet i vështirë, pasi për Juventusin ai lojtar është i pashitshëm, sidomos tani që ka marrë edhe shiritin e kapitenit. Chiellini ka një kontratë të “përjetshme” me bardhezinjtë dhe të gjitha përpjekjet e skuadrave për ta prishur këtë marrëdhënie, deri më tani kanë dështuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu