Ligji i gjuhëve, ky është urimi i zv.Kryeministrit Hazbi Lika

ëvendës kryeministri Hazbi Lika në emër të ekzektutivit përgëzon miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili u miratua sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë edhe me shumicë të dyfishtë, gjegjësisht me 69 vota pro.

“Faleminderojmë të gjithë deputetët shqiptarë që ishin të pranishëm dhe që votuan pro miratimit të ligjit, sidomos deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Gjithashtu, faleminderojmë kontributin e përfaqësuesëve të LSDM-së gjatë gjithë punës për miratimin e ligjit si në instancat qeveritare, po ashtu edhe në ato parlamentare.

Me anë të këtij projekti janë dhënë sinjale që kjo qeveri është e vendosur të ecë përpara drejt integrimeve dhe konsolidimit të komuniteteve brenda shtetit.

Duke qenë të vetëdijshëm se jemi në fund të procesit deri në hyrje në fuqi të këtij ligji, presim që edhe institucionet tjera, në këtë rast Presidenca, të hapërojë dhe të veprojë në përputhje me qëllimet që ky shtet i ka vënë vetes.

Me këtë rast i urojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, në veçanti popullin shqiptar për miratimin e Ligjit të përdorimit të gjuhëve, dhe me këtë projekt i kemi rehabilituar një pjesë të eshtrave të atyre që kanë dhenë më të shtrenjtën për këtë ditë”, thuhet në urimin e zëvendëskryeministrit Lika.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu