Ligji i gjuhëve, sa persona do të punësohen tani?

Askush nuk e di se sa persona do të punësohen në Agjenci dhe në Inspektoratin që duhet të formohet në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Nuk dihet as nën juridiksionin e të cilës Sekretariati do të jetë agjencia qeveritare. Dihet vetëm se agjencia do të duhet të punësojë përkthyes të çertifikuar gjyqësorë, linguistë dhe filologë të diplomuar në shqip, si dhe pedagogë të licencuar.

Agjencia do të jetë përgjegjëse për përkthimin dhe korrigjimin e dokumenteve, si dhe të gjitha aktet e publikuara në Gazetën Zyrtare dhe do të ndërmarrin masa për të promovuar përdorimin e gjuhës shqipe. Drejtori i saj do të zgjidhet nga qeveria dhe do të ketë një mandat prej 4 vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje. Paratë e nevojshme për punën e Agjencisë do të sigurohen nga buxheti i shtetit.

Inspektorati, do të jetë nën juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë, por prej aty ka vetëm informata të përgjithshme rreth formimit të tij.

Inspektorati do të mbikëqyrë zbatimin e ligjit dhe parashikohen dënime prej 4 deri në 5,000 euro për autoritetet dhe institucionet që nuk do ta respektojnë atë. Ndëshkimet për zyrtarët dhe personat përgjegjës do të jenë deri në 30 për qind të dënimit të parashikuar për institucionin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu