Liverpool-Barcelona, anglezët të copëtuar shpresojnë te Shaqiri. Sot në mbrëmje do të luhet supersfida e kthimit mes Liverpoolit dhe Barcelonës ku të kuqtë do të kenë një detyrë të vështirë ku do ti duhet të përmbysin disavantazhin 3-0 të sfidës së parë.
Por përvec rezultatit qeë nuk i favorizon aspak Liverpooli në këtë përballje vjen pa 3 titullarë fiks.
Keita, Firmino dhe Mohamed Salah, të gjithë të dëmtuar. Kështu Jurgen Klop pritet ti japë hapësira Origit dhe Xherdan Shaqirit që do ta nisë titullar.
Barcelona, nga ana tjetër, ka avantazhin e freskisë fizike, pasi lojtarët kryesorë u lanë të gjithë pushim në fundjavë, në humbjen 2-0 në fushën e Celta Vigos, që vlente vetëm për statistikë për katalanët. Në këtë sfidë “blaugranat” humbën Ousmane Dembele, i cili i dëmtua sapo nisi loja e me shumë mundësi e ka mbyllur sezonin.










