Lloga në Tearcë, shërbime juridike pa pagesë për banorët

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka qëndruar sot në komunën e Tearcës, ku bashkë me kryetarin e kësaj komune Nuhi Neziri, kanë përuruar hapjen e zyrës juridike, e cila do t’u shërbejë banorëve të komunës se Tearcës pa pagesë. Lloga tha se edhe ne komunat tjera rural në Tetovë shumë shpejtë do të hapen zyra juridike fals.

“Ne sot në vazhdën e angazhimit tonë, sot jemi në komunë e Tearcës, ku do të hapet zyra juridike falas. Dhe falë kryetarit dhe angazhimit të tij, ky shërbim do të jepet edhe në komunën e Teracës.”, – deklaroi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

Kryetari i Tearcës, Nuhi Neziri, tha se qytetarët e kësaj komune kanë probleme me disa shërbime nga Ministria e Drejtësisë dhe kërkoi nga ministri Lloga që këto probleme të zgjidhen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu