“Marrëveshja e Ohrit, një sfidë që zbuloj paaftësinë e faktorit politik shqiptarë për ta zbatuar atë në formë të plotë. Kjo kornizë kushtetuese shpeshherë u trafikua nga vetë aktorët politik shqiptarë, duke i mbrojtur interesat e tyre. Marrëveshja e Ohrit u sakatua pamëshirshëm. Sot bëhen 15 vite nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, implementimi dhe zbatimi i saj i tejkaloj të gjitha parametrat dhe parashikimet kohore”, thotë anëtari i Kryesisë Qendrore të LR – PDSH-së, Flakron Bexheti.
Ai shton se, në MO në asnjë paragraf nuk shkruan se administratorët e punësuar shqiptar duhet të rinë në shtëpi dhe të trajtohen si pensionistë ndërsa maqedonasit të aftësohen me punë nëpër institucionet e shtetit.
“MO nuk arriti ti mësoj shumë institucione shtetërore të flasin shqip, sidomos ato që edhe i obligon kushtetuta në Komunën e qytetit të Shkupit. Në MO askund nuk shkruante se Duhet ti fshini nga lista e votuesve 40.000 shqiptarë të diasporës ata që e mbajnë gjallë shtetin me ane te remitencave të tyre. Sot pas 15 viteve gjykatat në RM aq më tepër në ato pjesë ku jemi mbi 20 % nuk flasin dhe as nuk belbëzojnë shqip. Përpos vendimit për çarmatimin UÇK- qe u implementua shumë shpejtë, te gjithë ligjet tjera u ndryshuan dhe u stërgjatën pa fund! Aneksi C, qe i obligonte të gjithë Qeveritë ta kthejë mirëbesimin mes etniteteve, u zëvendësua me hakmarrje sistematike, procese te montuara politike, dhunë , diskriminim ekonomik-politik”, thotë Bexheti nga LR – PDSH.