LR-PDSH mbledh partitë, Lëvizja BESA nuk shkon

“Nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Aleanca për Shqiptarët, megjithatë do të mbajmë një mbledhje me kryesinë e partisë dhe pastaj do të dalim me deklaratë publike”, kështu përgjigjet për Portalb deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në pyetjen se a do të merr pjesë Lëvizja BESA në takimin e nënshkruesve të Platformës Shqiptare, për t’i shqyrtuar opsionet e mundshme për formimin e Qeverisë së re, njofton InfoShqip.

Takimi pritet të mbahet në ora 13:00 në hotelin “Arka” të Shkupit, ndërkaq ashtu siç njoftuan dje nga BDI, Ali Ahmeti do të merr pjesë në këtë takim, të ftuar nga, Aleanca për Shqiptarët.

Të enjten, BDI-ja i ktheu LSDM-së draft/ligjin për shqipen, bashkëngjitur me mendimin e saj rreth disa çështjeve thelbësore që kanë të bëjnë me statusin, zbatimin si dhe harmonizimin e tij me Kushtetutën.

Nga ana tjetër propozimet e LSDM-së për përdorimin e gjuhës shqipe, nuk janë të pranueshme për Selën. Kryetari i LR-PDSH nuk deshi të zbardh se për çfarë propozimesh bëhet fjalë, duke shtuar se partia e tij ngel në qëndrimin për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe.

Zaev, megjithatë, konfirmoi se i ka marrë dokumentet nga BDI-ja, megjithatë ashtu siç tha dje, ende nuk i ka shikuar personalisht, por se një grup i partisë po e shqyrton materialin. Sipas Zaevit, gjithçka është e pranueshme në korniza të Kushtetutës dhe nevojat e qytetarëve shqiptarë.

Përndryshe ky është takimi i dytë i partive të bllokut shqiptar, pas atij të thirrur nga BDI, ku edhe në atë nuk mori pjesë Lëvizja BESA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu