LSDM paralajmëron: Në Shkup së shpejti do të ketë zgjedhje të reja

Së paku në dy komuna të Shkupit dhe në disa komuna më të vogla pritet të ketë së shpejti zgjedhje të parakohshme lokale.

Sipas funksionarëve të LSDM-së, së paku dy kryetarë të komunave të Shkupit sipas gjitha gjasave do të japin dorëheqje edhe atë kryetari i Aerodromit dhe Kisella Vodës, por edhe kryetarë në disa komuna më të vogla. Pritet të ndërrohen edhe së paku dy funksionarë të lartë të LSDM-së, kanë konfirmuar për PlusInfo burime partiake.

Nëse kryetarët e komunave vërtet japin dorëheqje, atëherë duhet të shpallen zgjedhje të reja më së voni në afat prej 6 muajve.

Shkak për dorëheqjet është presioni nga kreu i partisë që kanë kryetarët e komunave në fjalë për shkak të rezultatit të dobët të treguar në zgjedhjet presidenciale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu