Qeveria e udhëhequr nga LSDM e përkushtuar punon në realizimin e angazhimeve për sigurimin e kushteve kualitative dhe të dinjitetshme për rritje dhe zhvillim të fëmijëve.
Me mbështetjen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, gjatë vitit do të ndërtohen 11 çerdhe të reja në pjesë të ndryshme të Maqedonisë, me çka do të zvogëlohet mungesa e kapaciteteve për kujdes të fëmijëve.
Janë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e çerdheve në komunat: Gjorçe Petrov, Kumanoë, Kavadar, Bërvenicë, Vrapçisht, Shtuo Orizare, Demir Kapi, Shtip, ndërsa në komunën e Gazi Babës do të ndërtohen dy çerdhe.
Me këtë, kapaciteti për kujdes ndaj fëmijëve rritet në 860 fëmijë, do të hapen edhe 100 vende punë. Për këtë janë siguruar mbi 85 milion denarë nga buxheti i Ministrisë të Punës dhe Politikës sociale.
Për një vit e gjysmë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM bashkë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale e kanë realizuar planin për ndërtimin e 24 çerdheve, nga të cilat numri më i madh janë vendosur në funksion. Njëkohësisht janë siguruar edhe mbi 1000 të punësuar në çerdhe, nga të cilët shumica për kohë të pacaktuar.
Përveç rritjes së kapaciteteve dhe forcimin e kuadrit, janë rritur edhe pagat në mbrojtjen e fëmijëve. Të gjithë 4.300 të punësuarit, në rrogën e shtatorit të vitit 2018, kanë përfituar rritje prej 5 për qind, ndërsa edhe për këtë vit është paraparë rritje prej 5 për qind.
Sigurimi i kushteve kualitative për rritje dhe zhvillim të fëmijëve, tejkalimi i problemit me vendet për kujdesin dhe përmirësimin e kushteve për punë mbeten një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM e cila vazhdon me realizimin e masave që janë në interes të qytetarëve.
QENDRA PËR KOMUNIKIM ME MEDIA
LIDHJA SOCIALDEMOKRATE E MAQEDONISË










