LSDM: Po punojmë për sigurimin e shumicës dhe formimin e menjëhershëm të Qeverisë

Nën kryetari i LSDM-së Damjan Mançevski, sot në një konferencë për shtyp deklaroi se partia e tij po punon për sigurimin e shumicës dhe formimin sa më shpejtë të Qeverisë. Ai refuzoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve se a kanë filluar bisedimet me BDI-në, njofton InfoShqip.

“Nuk ka akoma takime të reja me BDI-në. Gjithë informacionet në këtë drejtim janë spekulime dhe nuk ka asnjë detaj nga ajo që dje ka deklaruar parita. Kontakte me partitë tjera kemi pasur, por përveç arij takimi publik të liderve, nuk kemi pasur takim tjetër. Po punojmë në mbledhjen e 61 nënshkrimeve dhe formimin e menjëhershëm të Qeverisë së re”, tha mes tjerash Mançevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu