Lufta në Ukrainë, Truss: Nëse Rusia fiton nuk do të jemi kurrë të sigurt

Sekretarja e Jashtme Liz Truss ka paralajmëruar se nëse Putini fiton luftën në Ukrainë, nuk do të jemi më kurrë të sigurt. Ajo tha gjithashtu se ishte “plotësisht legjitime” të mbështeste Ukrainën, duke dërguar tanke dhe avionë, shkruan skynews.

Pas Luftës së Ftohtë, ne menduam se kishim kthyer një faqe. Por ne tani po shohim krime të tmerrshme lufte në Europë – krime për të cilat dikur kishim shpresuar se do ti përkisnin të kaluarës.

Përballë një tmerri të tillë, ne duhet të përgjigjemi me forcë, nuk duhet të humbasin vigjilencën pasi kjo nuk mund të jetë zgjidhja. Ne duhet të sigurojmë që Ukraina të fitojë këtë luftë të madhe për liri.

Putini nuk po i ka shpallur luftë vetëm kundër popullit ukrainas, por themeleve të shoqërive tona: lirisë, sovranitetit dhe shtetit të së drejtës. Nëse ai fiton luftën në Ukrainë, ne nuk do të ndihemi kurrë të sigurt. Kjo është arsyeja pse ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për tu siguruar që Ukraina të fitojë,” tha Truss.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu