Luiz Ejlli ia kthen puthjen Oltës, e puthë para banorëve të tjerë

Dy banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Olta, shquhen për debatet dhe mos-pajtimet e shumta që kanë me njëri-tjetrin. Megjithatë në lojën siameze, ata janë detyruar që të veshin një bluzë të përbashkët dhe të lëvizin kudo bashkë si çift.

Gjatë zhvillimit të kësaj loje kishte momente që nuk ndjehej mirë, ku Olta kujdesej për të dhe madje në një moment i dhuroi edhe puthje.

Më pas, gjatë komenteve që pranoni gjatë rubrikës “Big Love”, kishte një prej fansave të programit që kishte pyetur këngëtarin shkodran se pse nuk ia ktheu puthjen Oltës.

Dhe këtë Luizi nuk ka hezituar ta bëjë, pasi u zgjua në këmbë dhe e puthi Oltën para gjithë banorëve të tjerë.

“Big Love” përndryshe është një rubrikë ku fansat kanë mundësi t’iu dërgojnë mesazhe banorëve përmes aplikacioni me emoji, duke paguar për emojit përkatëse me të cilat duan t’i përshëndesin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu